11 Shkurt 2017 - 08:34
Prej tre ditësh monedha e përbashkët evropiane po shënon rënie të fortë në tregun e këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë raporton në të dhënat zyrtare se monedha e përbashkët euro vijon të dobësohet duke zbritur nën vlerën e 136 lekëve, duke shënjuar nivelet më të ulëta në këto dy muaj të parë të vitit 2017, raporton KP.
Në 8 shkurt sipas kursit zyrtar zbriti në 135.85 lekë pra, 0.23 lekë më pak ndërsa në 9 shkurt BSH njofton se euro është ulur sërish duke u këmbyer me 135.73 lekë ose 0.12 lekë më pak.
Ekspertët vërejnë se efektet rënëse janë ato sezonale, ku shoqëritë tregtare njohin rënie të volumit të xhiros dhe trendi rënës do të vijojë deri në datën 20 shkurt, që përkon edhe me pagesën e sigurimeve shoqërore dhe rënia e përgjithshme e nivelit të konsumit krahasuar me fundi e vitit. Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur euro këmbehej me 138.5 lekë, rënia konsiderohet shumë e fortë. Ekspertët presin që në mesin e muajit mars të kemi përsëri një forcim të monedhës euro, pasi bizneset bëjnë mbylljet vjetore dhe nxitojnë të këmbejnë valutën me lek.
Rënie ka regjistruar edhe dollari amerikan sipas të kursit zyrtar të këmbimit valutor ai nga 127.56 ka zbritur në 126.91 ose 0.62 lekë më pak se një ditë më parë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...