Aliu: Thaçi krijoi situatën që të ketë konflikte me Serbinë

11 Shkurt 2017 - 00:11      

Anëtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, gjatë kohës së tij si kryeministër i Kosovës, krijoi situata që të ketë konflikte me Serbinë.

Duke folur për deklaratat e presidentit Thaçi se Kosova po rrezikon një konflikt me Serbinë shkaku i veprimeve të qeverisë serbe, Aliu ka thënë se Thaçi mund të manipulojë me deklarata e tij për situatat, të cilat sipas Aliu, i krijoi vetë Thaçi.

“Së pari, ndarja në vija etnike krijon mundësi për destabilizim. Krijon mundësi që në të ardhmen do të ketë konflikte. Thaçi mund të manipulojë me këto deklarata për situatën të cilat i ka krijuar ai vetë. Ai e ka krijuar situatën që të ketë konflikte. Ahtisaari i ka caktuar vijat. Deklaratën e Thaçit tani e besojnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se edhe nëse do të kishte një konflikt me Serbinë, do të ishte sikur ngjarja e 25 korrikut të vitit 2011, kur në një aksion të Policisë së Kosovës për të shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës, u vra polici Enver Zymberi.

“Nëse do të kishim me prit që të ketë konflikt pasi Thaçi do ta bënte një gjë të tillë. Ne do të kishim veç një aventurë. Ashtu siç ndodhi më 25 korrik”, ka thënë veç të tjerash Aliu. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...