Aliu: Aktualiteti i 10 Shkurtit vazhdon të na përcjell tash një dekadë

10 Shkurt 2017 - 23:57      

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Ai ka thënë se aktualiteti i asaj kohe, ka vazhduar ta përcjell Kosovën edhe sot.

“Demonstrata e 10 shkurtit na ka përcjell tërë kohën, për shkak se aktualiteti i saj si para 10 vjetësh vazhdon të jetë aktuale edhe sot. Vazhdojmë t’i përsërisim rrëfimet e demonstratës së 10 shkurtit. Atëherë kundërshtonim decentralizimin dhe pakon e Ahtisaarit, sot po kundërshtojmë Zajednicën. Edhe atë kohë kundërshtonim krijimin e komunave serbe, të cilave pashmangshëm na dërgonin në krijimin e një Republika Srpska. Ajo demonstratë është vërtetuar se kërkesat e asaj kohe janë aktuale sot”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se vazhdimisht ka pasur një tendencë që për vrasjen e aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, t’i lihet faji një grupi policësh dhe protestuesve tjerë, por sipas ish-deputetit të VV-së, aksioni i Policisë së UNMIK-ut ka qenë i koordinuar me qeverinë e atëhershme.

“Ekziston një tendencë që për atë që ka ndodhur atë ditë, t’i lihet faji një grupi policësh. Forcat policore kanë qenë të armatosur. Atë ditë ishin të përgatitur për vrasje atë ditë. Në demonstratën e 10 shkurtit, ka qenë dhunë nga policia ndërkombëtare, policia e Kosovës ka qenë pak e përfshirë. Ata kanë qenë të pajisur dhe kanë dalë që të vrasin”, ka theksuar Aliu.

“Ka qenë gjithçka e sinkronizuar. Edhe sulmet dhe veprimet politike pas protestës kanë qenë të koordinuara, por nuk mund të thuhet se protesta ka ndodhur aksidentalisht. Ajo ka qenë e organizuar dhe e përgatitur, pikërisht se ajo e kundërshtonte krijimin e bazës së ndarjes në vija etnike. Policia sulmoi pa asnjë arsye. Rezultatet e hetimeve të mëvonshme, i ka shpallur të pafajshëm Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe gjithë të plagosurit tjerë në atë protestë. Shumica e të plagosurve kanë ndodhur pas tërheqjes së demonstruesve. Në raporte thuhet se kanë qenë të shmangshme dhe të panevojshme vrasjet e tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka sjell ndërmend se policia më 10 shkurt ka shtënë me plumba gome në pjesën e epërme të trupave të protestuesve.

“Unë kam qenë në mesin e protestuesve. Jam goditur nga plumbi i gomës. Në momentin kur unë jam goditur, ka qenë saktë në mes të vendit ku është vrarë Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Të gjithë të plagosurit kanë qenë të goditur në pjesën e epërme të trupit. Ashtu siç kanë qenë të goditur edhe dy të vrarit”, ka kujtuar Aliu, derisa ka kujtuar se Balaj dhe Xheladini të shpallen Dëshmorë të Kombit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...