Apeli e kthen në rivendosje vendimin gjyqësor për deputetët Kurteshi dhe Shala

11 Shkurt 2017 - 06:37      

Shkelja e procedurave penale ka bërë që Gjykata e Apelit të mos e miratojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, e cila javë më parë kishte vendosur që të hidhte poshtë kundërshtimin e aktakuzës nga dy deputetët e opozitës, Haxhi Shala e Ismajl Kurteshi.

Apeli i ka kërkuar Gjykatës Themelore që të arsyetojë vendimin për hedhjen e aktakuzës, shkruan sot Koha Ditore.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi dhe deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala janë akuzuar vitin e kaluar nga prokuroria për armëmbajtje pa leje.

Hetimet ndaj tyre kishin filluar pas aktivizimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Dy seanca janë mbajtur deri më tani ndaj tyre në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Kur janë pyetur rreth fajësisë, të dy deputetët kanë thënë se nuk ndihen fajtorë dhe se ky gjykim është i padrejtë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...