Hahn: Duhet më shumë kohë për formimin e qeverisë në Maqedoni

10 Shkurt 2017 - 22:04      

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, duket që kjo do të marrë më shumë kohë.

Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzekutivit.

“Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe të jenë të fokusuara në punë konkrete. Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar vendin dhe lidershipin në vend. Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist”, ka thënë Johanes Han, komisionari për zgjerim.

Megjithatë nevoja për Qeveri të re dhe rikthimi në funksion të plotë i të gjitha institucioneve shtetërore në një kohë të shpejtë është theksuar edhe gjatë takimit të eurokomesarit Han me presidentin George Ivanov.

Në takim u potencua se është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet Qeveria sepse vetëm me institucione tërësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të merret me të gjitha sfidat si dhe të angazhohet në reformat evropiane dhe qëllimet euro-integruese.

Negociatat për formimin e Qeverisë nuk kanë lëvizur në drejtim të një marrëveshje. Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma. Ahmeti së fundmi publikisht ka kërkuar të shkruara në letër të gjitha kushtet që ofron LSDM-ja për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive. Nga LSDM-ja deklaruan se nuk e kanë problem t’i dorëzojnë edhe të shkruara kushtet e negocimit, por vazhdojnë t’i mbajnë ato larg syve të opinionit. Një ditë më parë mediat u shmangën dhe nuk arritën të sigurojnë pamje dhe prononcime nga takimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me eurokomesarin Han kurse heshtja e tyre ka vazhduar edhe sot.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...