10 Shkurt 2017 - 20:37
Madje sipas opozitës, edhe kalimi para shumë vjetësh po nga kjo ministri, nën kompetencat e zyrës së kryeministrit, ka qenë kryekëput për interesa biznesore.
Edhe pse po insiston me të madhe që ta kthejë përmes ndryshimit të ligjit këtë agjenci në kuadër të ministrisë, ministri aktual i ka arsyetuar veprimet e atëhershme të ish-shefit të tij.
E pajtimit është edhe Zyra e Kryeministrit, e cila ka thënë se të gjitha çështjet që lidhen me këtë agjenci duhet kontaktuar ministria, ani pse ende me ligj i përgjigjet kësaj zyre.
Por, kalimi i kësaj agjencie nuk përbën lajm të madh për stafin që punon aty.
Në kushte anonimiteti, i kanë thënë KTV-së se ka mbi 5 vjet që e dëgjojnë frazën e njëjtë se agjencie do të kthehet aty ku ka qenë, por asnjëherë nuk ndodhi.
Të njëjtit kanë thënë se kjo mund të sjellë edhe përplasje mes kësaj ministrie dhe asaj të Shëndetësisë që e udhëheq LDK-ja, pasi kjo e fundit nuk do të pranojë assesi që inspektorati shëndetësor të jetë jashtë përgjegjësive të saj.
Rikthimi i AUV-it në Ministrinë e Bujqësisë po... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...