10 Shkurt 2017 - 19:17
Ky subjekt politik kërkon ndërrimin e Kushtetutës, në mënyrë që shteti të jetë i vërtetë.
Kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri idenë e tij e ka laboruar në tribunën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes”.
Ymeri e ka cilësuar demonstratën e 10 shkurtit 2007 si demonstrim të radhës që populli e bëri në emër të lirisë.
Ai ka akuzuar ekipin e atëhershëm të unitetit që ka ndarë Kosovën në vijë etnike përmes decentralizimin dhe peshës së votave të minoriteteve.
Gjashtë padrejtësitë themelore janë numëruar nga ish-kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti për pakon e Ahtisartit.
Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te varrezat e të rënëve më 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në Prishtinë dhe Podujevë.
Homazhe janë bërë edhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë” ku është ngritur një pllakë përkujtimore.
Me këtë rast, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të Vetëvendosjes së protestës së para dhjetë vjetëve.
Sipas tij, qytetarët dolën pikërisht në këtë shesh, ku u përballën dy palë, njëra që mbronte idealin e kombit për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushtetit që shtypi me gjak, dhunë dhe brutalitet të paparë.
Konjufca tha se ata asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari të drejtën për vetëvendosje.
Ndërkohë, Organizata Amnesty International i ka bërë thirrje misionit të OKB-së në Kosovë që të kërkojë falje për dështim në mbrojtjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe të gjithë të lënduarve të tjerë, në demonstratën e organizuar më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.
Amnesty gjithashtu kërkon që të gjithë të ankuarve t’u jepet dëmshpërblim i plotë për dëmin e përjetuar si dhe tw marrw hapa të mëtejmë për të siguruar se autorët janë sjellë përpara drejtësisë.
Në raport theksohet se familjeve të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit si dhe dy personave të tjerë të lënduar u janë ofruar kompensime materiale por jo edhe dëmshpërblime të tjera. Amnesty thotë se një hetim i pavarur për vrasjet asnjëherë nuk është hapur në Kosovë.
Vetëvendosja do ndërrimin e Kushtetutës që... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...