10 Shkurt 2017 - 18:33
Ka thënë se nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, analizës dhe studimit të tij nga ekspertët brenda organizatave dhe agjencioneve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës iu dorëzuan të gjitha materialet, bashkë me gjetjet relevante për procesin. Komisioni sot, më 10 shkurt 2017, organizoi takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeoinformative, hartat e kadastrit të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj. Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet”, thuhet në njoftimin që është nënshkruar nga zëdhënësi Tomor Çela, njëri prej ekspertëve që ka mbrojtur vazhdimisht versionin qeveritar të demarkacionit.
“Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale. Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t'i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar”, thuhet më tej në komunikatë.
Aty thuhet se gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizojë edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...