10 Shkurt 2017 - 18:22
Ministrja Hoxha në takim diskutoi rreth rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, duke konstatuar se pas këtij vlerësimi pritet të hartohet strategjia gjithëpërfshirëse e sundimit të ligjit.
“Disa projektligje që gjenden në proces të miratimit, si Projektligji i Gjykatave, për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, procesi i rishikimit të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, do të kontribuojnë në fuqizimin e sundimit te ligjit, në pajtim me praktikat më të mira nga BE-ja”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha foli edhe për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për rregullimin e çështjes së suspendimit të zyrtarëve publik ndaj të cilëve zhvillohet procedura penale, duke theksuar rëndësinë që ka të adresohet ky problem për agjendën evropiane të vendit tonë.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni diskutoi për të arriturat e kësaj Gjykate, për sfidat dhe çështjet prioritare duke e konsideruar vizitën dhe diskutimin si tejet të rëndësishme, ngase qëllimi i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë është fuqizimi i sundimit të ligjit. Ministrja theksoi se mirëpret çdo iniciativë që shpie drejt avancimit të sistemit të drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...