Rudi dorëzon letrat kredenciale te presidenti i Panamasë

10 Shkurt 2017 - 16:51      

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez.

Ceremonia solemne e dorëzimit të letrave kredenciale është zhvilluar në Pallatin Presidencial të Panamasë “Las Garzas” me një pritje të gardës ceremoniale dhe nën intonimnin e himnit të të dy vendeve.

Më pas, ambasadorja Rudi u prit nga presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodriguez, të cilit i përcolli përshëndetjet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin që Panamaja i ka ofruar Kosovës deri më tani.

“Jam e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës si ambasadorja e parë në Panama, vend ky mik i Kosovës dhe përkrahës i madh në arenën ndërkombëtare”, tha ambasadorja Rudi.

Ajo shtoi se kthehet në Panama, tani në postin e ambasadores, me përkushtim të vazhdueshëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për fuqizimin e imazhit të Kosovës në këtë vend dhe më gjerë.

Me këtë rast presidenti Varela dhe ambasadorja Rudi kanë biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët duke mëtuar përafrimin e mëtejm të dy popujve.
Me dorëzimin e kredencialeve, tashmë Republika e Kosovës përfaqësohet në nivel të ambasadores në Republikën e Panamasë për herë të parë pas njohjes në vitin 2009 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe hapjes së ambasadës në Panama në vitin 2013.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...