10 Shkurt 2017 - 16:18
Në këtë takim ministri Murati tregoi për të arriturat dhe sfidat që ka ministria në fushën e barazisë gjinore. Gjithashtu ai e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj por edhe në punën e saj me diasporën.
Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore në emër të RRGGK-së i ofroi Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucionet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili është edhe obligim ligjor.
Duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së.
Andaj u vendos që menjëherë të procedohet me vendosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...