Mirënjohje për doajenë të mjekësisë dhe shëndetësisë kosovare

10 Shkurt 2017 - 15:39      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ndau sot mirënjohje për doajenët e mjekësisë kosovare, të dalë në pension, njofton kumtesa ministrore.

Rrahmani me këtë rast tha është privilegj, që pata mundësi të ju shtrëngoj dorën dhe të ju shoh në një shëndet të mirë, sepse kontributi juaj për shëndetësinë tonë dhe gjeneratat tona nuk matet dhe nuk mund të thuhet me fjalë.

Ai tha se MSh po mundohet të rris në bashkëpunim me institucionet shëndetësore gradualisht cilësinë e shërbimeve, të reformojë sistemin dhe "po luftojmë që perceptimi për mantelbardhët dhe shëndetësinë kosovare të ndryshohet, sepse ata po sfidohen nga të vërteta dhe të pavërteta...".

Ministri tha se shumë prej profesorëve që u nderuan sot do ta ndihmojnë edhe më tej sistemin me këshilla profesionale.
Në emër të profesorëve të dalë në profesion, falënderoi Profesori Isuf Dedushaj, i cili duke cituar Ciceronin tha se "nëse se mësoni të kaluarën, do të mbeteni çdo herë kalama"! Ai, duke rikujtuar rrugën e vështirë për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë, ai tha se sot rezultatet janë evidente dhe se mjekësia dhe shëndetësia kosovare duhet zhvilluar duke kultivuar traditën e respektit brez pas brezi dhe dashurinë për punën dhe profesionin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...