Ymeri: Kosova e Ahtisaarit u bë padrejtësisht

10 Shkurt 2017 - 15:35      

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisaarit, tha se janë disa padrejtësi themelore të pakos së Ahtisarit. E para sipas tij është privilegjet për pakicat serbe, trashëgimi kulturore qindra hektarë për serbë, e treta decentralizimi para sovranitetit, e katërta betonimi i kompetencave për drejtësi tek ndërkombëtaret dhe shuarja e TMK-së, transmeton kp.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosje Visar Ymeri, duke kujtuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 dhe rënien e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, tha se me Pakon e Ahtisaarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të huaja, andaj sipas tij duke lënë punët tona ndërkombëtarëve, Kosova mbeti pa sovranitet, pa ushtri, pa zhvillim dhe në varfëri.

"Ne para 10 vjetëve kërkuam vetëm sovranitet. Pakoja e Ahtisaarit u implementua dhunshëm duke vrarë protestues paqësor. Andaj, mungesa e sovranitetit është edhe mungesë e demokracisë. Kosova e Ahtisaarit u bë padrejtësisht dhe Kosova ka hyrë në qorrsokak. Andaj, për këtë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Kosova është shteti më i zymtë botëror", tha Ymeri.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...