Kallëzim penal për asistentin e ministrit të Arsimit

10 Shkurt 2017 - 15:17      

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka ngritur kallëzim penal ndaj Faton Fetahut, asistentit personal të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Kryetari i këtij Asociacioni Shkëlzim Murtezi deklaroi se ky kallëzim penal është ngritur bazuar në shqetësimet e pranuara nga ana e studentëve në lidhje me diplomat jo valide të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Prizrenit, transmeton kp.
Sipas tij, përgjigja e kërkesës së këtij Asociacioni duhet të kthehet nga Ministria e Arsimit dhe jo nga Faton Fetahu, i cili është person i paautorizuar nga legjislacioni.

“Kemi shumë studentë që kanë kryer fakultetin, por diplomat e tyre nuk janë valide sepse vet shteti që i ka lëshuar ato diploma nuk i njeh. Kemi po ashtu shumë studentë që kanë filluar masterin jashtë vendit dhe nuk i marrin diplomën e masterit, pa ia sjell dëshminë që fakultetin që e kanë kryer ka qenë një fakultet i akredituar. Prandaj, pasi që jemi adresuar në Ministrinë e Arsimit, na u është kthyer një përgjigjeje nga një person i paautorizuar nga legjislacioni, pasi që përgjigjja për arsim i takon ministrisë. Dhe i njëjti ka bërë fyerje të ulëta dhe të liga, ka tentuar që ta parandaloj Asociacioni të merr veprimet përkatëse dhe të ushtroj kompetencat e saj sipas statutit të vet”, tha Murtezi.

E, për zgjedhjen e këtij problemi, Murtezi deklaroi se ka kërkuar të bëhet një mbledhje nga Ministria e Arsimit, rektorët e këtyre universitete dhe Agjencinë e Akreditimeve.
Por, sipas Murtezit kjo ka dështuar për shkak të fyerjeve nga personi që ai e quan jozyrtar Faton Fetahu.

“Ne kemi bërë një kërkesë në ministrinë e Arsimit që të caktohet një mbledhje urgjente brenda kësaj jave, që të zgjedhim krejt së bashku këtë problem. Sa i përket fakulteteve të pa akredituara, që janë Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Prizrenit. Kemi një gjeneratë të tërë që është shkatërruar. Kemi informacion për Fakultetin e Edukimit, pra për 5 vitet e fundit, studentët kanë kryer fakultet kanë marr diplomë, por shteti nuk e njeh diplomën. Sepse në atë kohë nuk kanë qenë të akredituara dhe kallëzimin penal e kemi ngritur në bazë të nenit 198, paragrafi 1 dhe në bazë të nenit 422 paragrafi 1 të Republikës së Kosovës, për shkak të fyerjeve të dinjitetit tonë”, tha Murtezi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...