10 Shkurt 2017 - 14:47
Ajo vlerësoi qëndrimet e Kosovës ndaj situatës së tensionuar që u krijua në veriun e Kosovës, ku theksoi se pala kosovare ka ndjekur një politikë të pjekur në çështjen e trenit dhe të murit në Mitrovicë.
“Së pari dua të them që qëndrimi i mbajtur nga Kosova në të gjitha çështjet e fundit, sidomos në rastet e provokimeve, qoftë në rastin e provokacionit me trenin, apo qoftë në rastin e murit në Mitrovicë, dhe sidomos edhe në rastin e Haradinaj, kanë qenë qëndrime të një vendi të pjekur, të një politike të pjekur, të një politike në standardet e një vendi evropian. Sepse ne e dimë që dhe vende të tjera kanë probleme, por qëndrimet e shtetit të Kosovës kanë qenë vërtet qëndrime shumë të vlerësueshme”, u shpreh Leskaj.
Pjesë e diskutimit në takim ishte edhe çështja e integrimit të Kosovës në proceset euro-atlantike. Lidhur me këtë, Leskaj nënvizoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit rajonal dhe dialogut politik.
“Bashkëpunim rajonal është shumë i rëndësishëm, është thelbësor. Ne duhet të integrohemi si rajon, dhe kjo i hap rrugën në integrimin në BE, por edhe në strukturat e tjera euroatlantik”,- theksoi Leskaj.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Kosovës për Politikën e Jashtme, Elmi Reçica, falënderoi Leskaj për pritjen e ngrohtë duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ajo ka luajtur në plotësimin e të drejtave të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Për ne është me shumë rëndësi që po pritemi nga ju si Nënkryetare e Parlamentit, e njëkohësisht si kryesuesja në delegacionin shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo periudhë nuk ka qenë shumë e favorshme për ne, por ju na keni mbështetur shumë dhe falë kësaj kemi pasur shumë suksese për të qenë një delegacion aktiv në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pavarësisht pengesave që ka tentuar të bëj Serbia”,- tha Elmi Reçica.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...