10 Shkurt 2017 - 14:18
Në fillim të takimit zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Prokurorial me Planin e Punës së Prokurorit të Shtetit, duke prezantuar qëllimin dhe objektivat e parapara për vitin 2017.
Gjatë këtij takimi, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, ka raportuar për punën e bërë gjatë periudhës kohore korrik-shtator dhe tetor-dhjetor 2016. Pas raportimit, anëtarët e KPK-së, me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, kanë miratuar raportet e Koordinatorit.
Po ashtu, anëtarja e Këshillit Prokurorial, Radica Milic, ka njoftuar anëtarët e KPK-së, lidhur me raportin për zbatimin e planit strategjik 2016 – 2018.
Pika e fundit e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me Planin e Punës së KPK-së për vitin 2017, plan i cili u aprovua me disa rekomandime të bëra nga anëtarët e KPK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...