Mbi 36 mijë euro për 11 biznese të Inkubatorit të ICK-së

10 Shkurt 2017 - 14:00      

Njëmbëdhjetë biznese startup kanë avancuar në rrugën afariste me ndihmën e një granti të ndarë nga Innovation Centre Kosovo (ICK). Shuma e përgjithshme prej 36 mijë euro është bashkëfinancuar nga Agjencia suedeze SIDA nëpërmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë, njofton kumtesa nga ICK, transmeton Koha.net.

Bizneset përfituese sot janë në një pozitë tjetër brenda tregut. Kanë rritur stafin dhe janë zgjeruar me hapësirat punuese.
Bizneseve startup, ardhja e një granti u ndryshon punën. Ato kanë më shumë liri dhe mund të planifikojnë më lehtë. E gjitha kjo pasi mundësia nuk është e përhershme. Paratë e grantit, ekipet kanë munduar t’i përdorin për zhvillimin e testimin e produkteve, për paga, në mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale, pajisje, softuer apo edhe në pjesëmarrjen e ekipit në ngjarje të rëndësishme të biznesit jashtë vendit.

Për të arritur deri te marrja e grantit, ekipet është dashur të jenë pjesë e Inkubatorit të ICK-së.
Formon, Kokrra dhe jCoders janë tre ndër njëmbëdhjetë bizneset startup që granti u ka mundësuar të zgjerojnë kapacitetet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...