Garantimi i të drejtës në pronë mbetet prioritet i Ministrisë së Drejtësisë

10 Shkurt 2017 - 13:28      

Prishtinë, 10 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në Konferencën për “Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore”, në të cilin ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Duke marrë pjesë në diskutim, ministrja Hoxha e vlerësoi si hap mjaft të rëndësishëm vazhdimin e fuqizimit të sistemit funksional të të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, pasi që, sipas saj, në një shoqërori të lirë, të zhvilluar dhe demokratike e drejta në pronë është një nga të drejtat themelore të njeriut.
Ministrja Hoxha falënderoi programin e USAID-it për kontributin e dhënë në hartimin e “Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore” si dhe gatishmërinë për përkrahjen e institucioneve në zbatim të masave që dalin nga ky dokument strategjik.

“Falënderoj zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen e ofruar gjatë hartimit të këtij dokumenti strategjik, që si rezultat e gjithë kjo punë dhe ky përkushtim i përbashkët ka rezultuar me finalizimin dhe miratimin e Strategjisë”, tha ministrja Hoxha.
Në këtë drejtim, theksoi ajo, duhet hequr kufizimet të cilat pengojnë realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.
Mungesa e implementimit efikas të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat mbi pronën e paluajtshme, shkalla e gjerë e informalitetit në fushën e të drejtave pronësore, zbatimi jokonsistent i të drejtave pronësore, kanë ndikuar në dobësimin e sistemit të drejtave pronësore në Kosovë, që rrjedhimisht ka reflektuar në nivelin jo të kënaqshëm të realizimit të të drejtave të njeriut, përfshirë kufizimin e të drejtave të grave si pasojë e botëkuptimeve shoqërore që pengojnë realizimin e të drejtave të tyre në trashëgimi dhe kjo po ashtu përbënë faktor të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Ministrja Hoxha më tej vlerësoi se bashkëpunimi në mes të akterëve relevantë është tejet i nevojshëm me qëllim që të gjitha veprimet e kësaj strategjie të jetësohen në mënyrë sa më efektive. Ajo shtoi se Ministria e Drejtësisë mbetet plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të krijuar një ambient ku të gjithë qytetarët e saj do të trajtohen të barabartë para ligjit, sepse kjo është më e pakta që duhet të bëjmë për qytetarët e këtij vendi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...