Homazhe në vendin e rënies për Balajn dhe Xheladinin

10 Shkurt 2017 - 13:01      

Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe tek varrezat e të rënëve më 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj në Prishtinë dhe Podujevë.

Homazhe janë bërë edhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë” ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore, transmeton kp.

Me këtë rast Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të Vetëvendosjes së protestës së para dhjetë viteve.

Sipas tij qytetarët dolën pikërisht në këtë shesh ku u përballën dy palë, njëra që mbronte idealin e kombit për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushtetit që shtypi me gjak, dhunë dhe brutalitet të paparë.

Konjufca tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari të drejtën për vetëvendojse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...