Mjekët e Kosovës trajnohen nga ata amerikanë për transportin e të porsalindurve

10 Shkurt 2017 - 12:56      

Prishtinë, 10 shkurt - Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti sot një delegacion të Universitetit të Dartmouthit nga SHBA, të kryesuar nga dr. George Little, së bashku me një ekip të ekspertëve mjekësorë për transport neonatal.

Në takim është biseduar për asistencën e ekipit amerikan në ngritjen e ekipeve të ngjashme të profesionistëve mjekësor në Kosovë, që do të trajnohen dhe aftësohet me ndihmën e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të transportit profesional të sapolindurve prej spitaleve të përgjithshme në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipi amerikan do të punojë me ekipin e transportit neonatal të QKUK-së, Gjilanit, Pejës e Gjakovës në trajnimin e stafit, zhvillimin e protokolleve dhe formave të pacientit si dhe trajnimin për mbledhjen e të dhënave.

Ky sistem i transportit neonatal pritet të aplikohet për herë të parë në rajon në Kosovë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë të neonataologjisë, për çfarë zëvendësministri Sadiku i falënderoi ata për asistencën e ofruar.

Ky sistem do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe profesionale të sapolindurve në shërbime më të avansuara mjekësore, theksoi zëvendësministri.
Në takim ishin edhe drejtoresha e Klinikës së Neonataologjisë (QKUK), dr. Mynavere Hoxha dhe udhëheqësja e “Action for Mothers and Children”, Mrika Aliu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...