10 Shkurt 2017 - 12:36
Lidhur me deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se urgjentisht duhet të merret vendimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Ivica Daçiq në rts ka thënë se ky vendim nuk mund të merret pa votën e Lista Srpska.
“Ata, sipas rezolutës në fuqi 1244 , nuk kanë të drejtë në formimin e ndonjë force të armatosur. Ky vendim do të ishte ilegal. E vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë, janë forcat e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht KFOR –i”, ka thënë Daçiq.
Ai thotë se Serbia këtë nuk e sheh me sy të mirë.
“Ky do të ishte faktor shtesë i jo stabilitetit. Do të luftojmë me të gjitha mjetet politike që kjo të mos ndodhë. Nëse deputetët e Listës Srpska votojnë në përputhje me interesat e popullit serb në Kosovë, atëherë ajo nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës”, thotë Daçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...