Shqipëria rekomandohet si destinacion turizmi nga eksperti gjerman

10 Shkurt 2017 - 08:52      

Në një nga emisionet e televizionit kombëtar gjerman SWR, Prof. Christian Buer (ekspert turizmi), bazuar edhe në pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e turizmit që u mbajt në Shtutgart të Gjermanisë (CMT), sugjeron Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar.

Prof. Christian Buer përmend faktin që Shqipëria përveç bregdetit tërheqës, të ngjashëm me atë grek, italian apo kroat, ofron edhe trashëgimi kulturore, dy prej të cilave janë edhe pjesë e UNESCO-s. Ai thekson më tej edhe faktin që vendi ynë ka një reliev të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Prof. Buer shprehet se Shqipëria tashmë është një vend që të ofron siguri, ashtu siç ta ofrojnë edhe shumë vende të tjera europiane si, Kroacia, Sllovenia apo Greqia. Gjithashtu, ai përmend faktin që Shqipëria është një vend shumë mikpritës.

Shprehjen ‘’Shtëpia e shqiptarit i përket në fillim Zotit, më pas mikut dhe në fund banorëve të vet“, e ka vërtetuar edhe personalisht gjatë kohës që ka punuar në Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...