10 Shkurt 2017 - 07:30
Ministri Skënder Hyseni, edhe pse ishte njoftuar se në maj të vitit të kaluar Gashi ishte akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk kishte ndërmarrë masa për pezullimin e tij nga puna, ashtu siç e parasheh Ligji për shërbyesit civilë, shkruan sot Koha Ditore.
Mosrespektimi i ligjit nga ministri, sipas punonjësit të MPB-së, Luan Ismajli, i cili njëherësh është edhe palë e dëmtuar në aktakuzën kundër Gashit, ka krijuar edhe mundësinë e ndikimit në tërheqjen e aktakuzës nga Prokuroria.
Ai ka thënë për “Kohën Ditore” se e ka njoftuar edhe vetë personalisht ministrin për aktakuzën ndaj Gashit, e po ashtu edhe për keqpërdorimet e tjera në MPB, për të cilat po pretendon se prapa tyre qëndron Gashi.
Kreu i AKI-së u emërua në këtë pozitë të mërkurën nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Isa Mustafa. Shtatë ditë para emërimit të tij, pra më 1 shkurt të këtij muaji, Prokuroria Themelore e Prishtinës është tërhequr nga aktakuza. (Më shumë detaje mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...