Thaçi nga Brukseli porosit deputetët ta votojnë demarkacionin

10 Shkurt 2017 - 07:13      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar takimet në Bruksel në kuadër të një vizite të tij krerëve të tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Të enjten Thaçi është pritur nga kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Një ditë më herët ai ishte takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe me atë të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, shkruan sot Koha Ditore.

Asnjëri nga mikpritësit e presidentit të Kosovës nuk doli para gazetarëve me të dhe nuk u prononcua për këto takime, pos një porosie të shkurtër në rrjetin social “Twiter”.

Presidenti i Këshillit Evropian ka shkruar vetëm se ka pasur një takim të mirë me Thaçin dhe se „BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkan“. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...