Grabiten rreth dy milionë euro të një banke të Shqipërisë

10 Shkurt 2017 - 07:00      

Eshtë grabitur një automjet i blinduar që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë drejt Aeroportit të Rinasit, duke regjistruar grabitjen e katërt me radhë që ndodh brenda dy vjetësh në Shqipëri.

Ndonëse mungon një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit shqiptar për grabitjen që ndodhi të enjten në aksin Tiranë-Rinas, mësohet se bëhet fjalë për një shumë parash rreth 2 milionë euro. Paratë ishin ndarë në 7-8 thasë brenda automjetit të blinduar.

Paratë i përkisnin një prej bankave të nivelit të dytë më të mëdha në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 50 minuta në afërsi të Qafës së Kasharit.

Të organizuar mirë, fizikisht të bëshëm, të armatosur, të maskuar me kamuflazh të zi dhe në duar mbanin doreza për të shmangur lënien e gjurmëve të gishtave, të gjatë, me trupa të palestruar, por mbi të gjitha të patrembur.

Ky është pak a shumë profili i autorëve që kryen grabitjen e radhës në aksin Tiranë-Rinas, duke marrë disa thasë me para. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...