10 Shkurt 2017 - 06:43
Sado që ky numër i borxhlinjve aplikues është i madh, borxhi i shlyer nuk arrin as gjysmën e totalit të shumës së përllogaritur, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën shtator 2015-shtator 2016 janë shlyer 280 milionë euro nga 680 milionë euro, apo vetëm 41 për qind.
Meqë nuk janë përmbushur parashikimet, Qeveria ua ka dhënë edhe një shans borxhlinjve, duke ua zgjatur afatin e aplikimit deri në shtator 2017.
Prezantimin e raportit njëvjeçar (2 shtator 2015 - 2 shtator 2016) në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike e ka prezantuar, të enjten, Agron Thaçi, kryesuesi i Komisionit koordinues për faljen e borxheve publike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...