Gjiknuri i kërkon Komisionit Evropian të ndërhyjë në ngërçin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë

10 Shkurt 2017 - 06:28      

Ministri i Energjisë dhe i Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, kërkoi të enjten në Shkup që Komisioni Evropian të luajë rolin e tij për të ndërhyrë me synim zgjidhjen e ngërçit rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri - Kosovë.

Duke shfrytëzuar prezencën e Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn, në ministerialin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua të enjten në Shkup, ministri Gjiknuri kërkoi që Komisioni Evropian të luajë rolin e tij për të ndërhyrë me synim zgjidhjen e ngërçit rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Në këndvështrimin e z. Gjiknuri, pengesa të tilla të krijuara artificialisht nuk ndihmojnë integrimin e tregjeve dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Ju e dini që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar një linjë interkonjeksioni, por për shkak të mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës, kjo linjë nuk është vënë në funksion dhe kjo mund të ndikojë edhe për shumë investime në të ardhmen. U kërkojmë komisionerit dhe institucioneve të përfshira të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje.

Është një kontribut për të gjitha vendet e rajonit”, ka qenë kërkesa e ministrit shqiptar të Energjisë, Damian Gjiknuri, ndaj Hahnit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...