9 Shkurt 2017 - 21:17
Përfaqësuesi i AVUK, Ibrahim Tërshnjaku në Rubikon të KTV-së ka thënë se problemet e tilla ekzistojnë jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit, duke nënvizuar vendet e BE-së.
Ai tha se një gjë e tillë nuk është fenomen në vend. Shpesh ai tha se përshkrimet e produkteve dhe termet që përdoren mund të mos kuptohen.
E përfaqësuesi i qumështoreve, Ramadan Memaj tha se fillimisht është mirë që po diskutohet për këtë duke qenë se konsumatori gjendet në fillimin e vetëdijësimit e edukimit të kontrollit të ushqimit.
Tutje Memaj tha se është e ndaluar përzierja e yndyrave bimore me prodhimet e qumështit.
“Në mënyrë absolute nuk guxon produkti i cili emërohet si prodhim qumështi të përmbajë asnjë mililitër apo gram të yndyrave bimore për shkak se në atë rast i produkt më nuk është produkt i qumështit”, ka thënë Memaj.
Por përdorimi i vajit të palmës sipas inspektorit, Ibrahim Tërshnjaku është i lejuar. Madje, sipas tij, nuk ka asnjë problem në përdorimin e tij.
“Vaji i palmës është i lejuar për përdorim”, ka thënë ai.
Përball tij, nutricionistja Diola Dosti Baftiu thotë se ky lloj vaji përdoret duke qenë se ka kosto më të vogël.
“Vaji i palmës në radhë të parë është më i leverdishëm sepse ka kosto më të vogël”, ka thënë Baftiu.
“Vaji i palmës shkatërron qelizat beta në pankreas të cilat janë përgjegjëse për krijimin e insulinës, tash kjo s’do të thotë që ne duhet të bëjmë panik ose jo, palma nuk rritet në Kosovë dhe Shqipëri, por duke marrë bazë këto hulumtime që janë bërë në Itali duhet të ndërgjegjësohemi”.
E gazetari Elhami Ismajli citon deklaratën e kryeshefit të Agjencise për ushqim dhe veterinari, i cili sipas tij, kishte thënë “Ishalla si kanë lënë mendtë prodhuesit të përdorin shumë vaj palme”.
Mirëpo përfaqësuesi i agjencisë thotë se është keqinterpretim i deklaratës.
Fillimisht përdorimi i vajit të palmës ka kosto të ulët dhe kjo sipas nutricionistes dhe biologes, Diola Dosti Baftiu është arsyeja e parë pse përdoret ky lloj vaji.
Ajo në Rubikon të KTV-së tha se arsyeja tjetër është edhe se ky vaj nuk e ndërron ngjyrën.
“Vaji i palmës nuk e ndryshon ngjyrën. Vaji i palmës, arsyeja e përdorimit është të ruaj cilësinë e produkteve pa u futur në frigorifer në temperaturën ambientale”, ka thënë ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...