Foto: Ilustrim

Njerëzit nuk e dinë çka blejnë në markete, thotë Ismajli

9 Shkurt 2017 - 20:27      

Kontrolli ndaj ushqimit duhet të jetë primar. E kjo duhet të bëhet edhe më e rëndësishme se demarkacioni e asociacioni thotë gazetari Elhami Ismajli.

Ai në Rubikon të KTV-së tha se shumë sëmundje shkaktohen si rrjedhojë e ushqimit që konsumohet.

“Nuk është gjendja e mirë pasi janë mbi 200.000 produkte që hyjnë në Kosovë dhe kontrolli është i vogël. Kemi probleme me deklaracionin shqip të produkteve. Shkon e blen në market një produkt dhe nuk e din çka po blen. Me kushtetutë ti duhesh të informohesh se çka po blen”, ka thënë ai.

Ismajli tregoi se si në një ndër marketet e mëdha në Kosovë kanë gjetur një sasi të madhe të mishit i cili ka qenë i prishur.

“Qysh ka mundësi mos me dit shteti se janë duke qëndruar 120.000 kg mish i prishur në një depo të një kompanie”, ka thënë ai.

E nutricionistja, Diola Dosti Baftiu thotë se duhet të rritet vetëdija e konsumatorit ndonëse sipas saj është rritur dukshëm.

“Kur shkoj nëpër markete, njerëzit kontrollojnë”, ka thënë ajo.

E sa i përket përdorimit të vajit të palmës ajo thotë se deri në 25% është në rregull.

“Thuhet që deri në 25% përdorimi i vajit të palmës është në rregull”, ka thënë tutje Baftiu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...