9 Shkurt 2017 - 19:38
Në vend të Arsim Qavdërbashës që ishte në krye të AFSH-së ushtrues detyre i kryeshefit të së njëjtës është vendosur Xhevat Ukaj.
Ky i fundit deri tash, ka udhëhequr projektin e Sistemit të Informimit Shëndetësor i cili nuk arriti të jetësohet.
Pas interesimit të televizionit zyrtarë të informimit përmes një përgjigje me shkrim kanë konfirmuar të jenë bërë këto ndryshime pasi të njëjtat nuk ishin publikuar me kohë.
I kontaktuar nga KTV-ja Ukaj nuk ka dashur të prononcohet me arsyetimin se është duke u ambientuar me punën e re.
Ka premtuar se do të jetë transparent ndërkohë ka mohuar se projekti i SISH-it të cilin e drejtoi ishte dështim i tij apo i ministrisë, duke theksuar se ky projekt varet edhe nga akterë të tjerë dhe se ai është një proces 10 vjeçar.
Televizioni ka kontaktuar edhe me Qavdarbashën por i njëjti nuk ka dashur të komentojë rreth vendimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...