Familja Aqifi çel derën për ngushëllime, por s’flet për vrasjen e xhihadistit [video]

9 Shkurt 2017 - 19:22      

Ridvan Aqifi nga Gjilani, është vrarë në Siri, ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Ndërkohë, familja e tij në Gjilan ka hapur derën për ngushëllime.

Ekipi i KTV-së, nuk është lejuar që as t’i ofrohet shtëpisë së familjes Aqifi. Në rrugën që shpie për në shtëpinë e Ridvan Aqifit, nuk vërehen qytetarë që shkojnë për ngushëllime.

Ndërkaq, banorët të tjerë të lagjes, tregojnë për kushtet e vështira që jeton familja e tij.

Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, thonë se është për keqardhje shkuarja e të rinjve kosovarë në Siri e Irak.

I ashtuquajturi “Al-Kosova” ishte bërë i njohur me kërcënimin “Do të vijnë ditë të zeza për juve”.


TAULANTI by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...