FSK-ja i dhuron Novobërdës një karrige stomatologjike

9 Shkurt 2017 - 16:44      

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak të MFSK-së, Komunës së Artanës (Novobërdës) iu dhurua një karrige stomatologjike, dedikuar fshatit Llabjan të kësaj komune.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit ishin të pranishëm; kryetari i Komunës së Artanës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të FSK-së, etj.

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, Afrim Veseli, karrigen ia dorëzoi kryetarit të Artanës, duke theksuar se FSK-ja është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim.

Ai premtoi se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare.

Ndërsa kryetari i Komunës së Artanës, Sevetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve të komunës që ai drejton, falënderoi FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Karriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënëseve”, tha Ivanoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...