9 Shkurt 2017 - 15:54
Po japim në vazhdim reagimin e drejtorit të PTK-së:
Flm Zotit që para 10-15 viteve s'kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!
Shumë e kam të vështirë ta paramendoj se si të gjithë ata miliona udhëtarë që kanë kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të udhëtonin në qoftë se aeroporti nuk do të kishte kod identifikimi ndërkombëtar, e pa dyshim që këta udhëtarë ndoshta do t’ia mësynin aeroportit të Nishit, reklama të cilat sot po promovohen lirshëm në rrugët e qytetit tim, kryeqytetit të vendit tim, menaxhuar nga kolegët e Aidës. Turp!!!...Shumë mirë që çështja e kodit të aeroportit të vetëm komercial në vend është rregulluar me kohë nga ndërkombëtarët, e nuk ka mbetur në duar tona, sepse epilogu do të mund të kishte pasoja, përveç ekonomike, pa dyshim edhe fizike, për të gjithë qytetarët tanë dhe udhëtarët e aeroportit.
Është turpëruese se si e njëjta deputete tenton të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjerë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimin... Po citoj:”Serbia përdor një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkonjeksionet, tarifat, etj”. Megjithatë, ata janë ekspertë dhe specialistë të fushës e padyshim nuk bien pre e këtyre tentim lajthitjeve të një deputeteje të vendit tim!
Në vend që këtij lajmi të madh për vendin tonë, siç është marrja dhe funksionalizimi tashmë i kodit ndërkombëtar telefonik, t'i gëzohen të gjithë, sikurse unë, vetë, dhe mbi 2 mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës, më vije shumë vështirë që deputetja në fjalë ka tentuar të jetë pengesë e këtij procesi, që përveç simbolikës së padiskutueshme në identifikimin shtetëror të Republikës sonë - për ne, Telekomin e Kosovës do të thotë edhe disa miliona euro kursim për vitet në vijim.
Edhe një herë, siç e kam potencuar në një status më të hershëm për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës.
Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve.
Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3X ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie që të gjithë kodet ndërkombëtare telefonike, përveç që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike, me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut.
Ne në Telekomin e Kosovës i jemi gëzuar këtij lajmi, mirëpo kam parë dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njëjtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik.
Andaj, ky link lë të shërbejë për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veçanërisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror, por kod gjeografik!!!
https://www.itu.int/dms_pub/itu-t/opb/sp/T-SP-OB.1114-2016-OAS-PDF-E.pdf
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...