BE parapëlqen qeveri gjithëpërfshirëse në Maqedoni

9 Shkurt 2017 - 15:10      

E rëndësishme është që të formohet qeveri gjithëpërfshirëse, tha sot eurokomesari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, në konferencën për media pas takimit ministror të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në MPJ të Maqedonisë.

Hahn, siç transmeton ina, potencoi se në Shkup ka ardhur që të dëgjojë partitë politike dhe se porosia e tij është se vendi ka përparuar mjaft, por që hapi i radhës është formimi i qeverisë. Hahn ka theksuar se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre dhe interesat e shtetit.

“Unë nuk do të jap kurrfarë propozimesh. Vendimin përfundimtar do të duhet ta marrin politikanët e vendit. Ndoshta rezultati i zgjedhjeve ka befasuar dikë, por tani do të duhet të formohet qeveria, ndërkaq vendimet demokratike do të duhet t’i respektojnë të gjitha partitë politike”, ka theksuar Hahn.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...