Shqipëria i kërkon Hahn të ndërhyjë për interkonjeksionin me Kosovën

9 Shkurt 2017 - 14:37      

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i ka kërkuar eurokomisionerit për zgjerimin Johanes Hahn të ndërhyjë për interkonjeksionin me Kosovën.

Ai ka marrë pjesë në ministerialin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Shkup, ku i pranishëm ishte dhe vetë Hahn.

I njëjti shqetësim u përforcua në këtë takim edhe nga zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z.Gani Koci. Gjatë reagimit të tij, ministri serb i energjisë pranoi se kjo është një çështje politike e cila po trajtohet si pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit dhe do duhet të gjejë zgjidhje në këtë nivel, transmeton tch.

Në këtë takim, ministrat e Energjisë ngritën shqetësimin e javëve të fundit lidhur me sigurinë e furnizimit për shkak të çmimeve të larta të importit në rajon të cilat janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të ulëta dhe thatësirës. Kjo situatë ka bërë që në disa vende si Serbia dhe Kroacia çmimi i energjisë së importuar të shkojë deri në rekordin e 200 euro për megavat.

Referuar kësaj çështjeje, ministri Gjiknuri tha se Shqipëria e ka zbutur këtë situatë përmes shfrytëzimit optimal të rezervës së saj hidroenergjitike, duke u ekspozuar sa më pak ndaj kësaj krize energjitike në rajon.

Ministrat u dakordësuan të mbështesin kryerjen e një studimi për potencialet hidroenergjitike të të gjitha vendeve të rajonit, studim i cili në kuadër të procesit të konektivitetit në Ballkanin Perëndimor do të identifikojë burimet e reja energjitike që mund ti shërbejnë në të ardhmen të gjithë rajonit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...