Shqiptarët, konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë

9 Shkurt 2017 - 12:42      

Shqipëria renditet një ndër vendet me konsumatorët më të mëdhenj të ullirit në botë, me 10.7 kilogram për frymë në vit, bën të ditur raporti i Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit.

Shqiptarët lënë pas në renditje, me diferencë të theksuar vendet e tjera si Algjeria, me 6.2 kilogramë për frymë por edhe Spanjën që njihet si prodhuesi më i madh dhe konsumatori më i madh i ullirit.

Në Raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, anëtare e të cilit është edhe Shqipëria, thuhet se, në vendin tonë konsumohen 31 mijë tonë ullinj në vit, dhe në raport me popullsinë kjo e bën vendin më të madh konsumator të ullirit në botë.

Grekët ndërkohë konsumojnë vetëm 1.8 kilogramë në vit. Në Europë, konsumi i ullirit është dyfishuar pas viteve 90-të, nga 300 mijë tonë në rreth 600 mijë tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...