Dënohen sulmet e kontrabandistëve kundër zyrtarëve doganorë

9 Shkurt 2017 - 10:24      

Ministri i Financave Avdullah Hoti reagon ndaj sulmeve të shpeshta që po ndodhin kohëve të fundit ndaj zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët, siç ishte edhe rasti i fundit më datë 6 shkurt 2017 që ndodhi në Vushtrri ku u sulmua ekipi i doganierëve të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, që po ndiqte një rast të aktivitetit kontrabandues me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore.

Në këtë rast janë lënduar doganierët, njofton kumtesa ministre, transmeton Koha.net.

Ky sulm tregon për rreziqet me të cilat ballafaqohen çdo ditë doganierët tanë.

Hoti shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër këto raste dhe gjithashtu shpreh angazhimin e tij që në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente do të angazhohet që doganierët të jenë të mbrojtur dhe të respektuar në punën e tyre dhe sulmuesit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...