9 Shkurt 2017 - 09:51
Ditë më parë partia e Nikolla Gruevskit njoftoi se subjektet të cilat formojnë mazhorancën pa VMRO-DPMNE-në do të jenë përgjegjëse për shkeljen e vullnetit të shumicës së qytetarëve.
Të pyetur nga Alsat M se në çfarë aludojnë me këtë qëndrim, protesta, bojkot të mandateve apo diçka tjetër, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk dhanë detaje, por u mjaftuan vetëm me një deklaratë të shkurtë me shkrim në të cilën thonë se do të respektojnë vullnetin e popullit.
“VMRO-DPMNE çdoherë ka dëgjuar dhe respektuar vullnetin e popullit. Për këtë shkak morri besimin e madh nga shumica e qytetarëve. Do ta dëgjojmë dhe respektojmë vullnetin e popullit edhe atëherë kur nuk respektohet zëri i shumicës”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
Ish zyrtari i VMRO-DPMNE-së, Jove Kekenovski pohon se letrat e Nikolla Gruevskit janë lexuar tashmë dhe se nuk do të ketë sukses në asnjë skenar të mundshëm. Kekenovski beson se qytetarët dhe mbështetësit e VMRO-DPMNE-së nuk do të bëhen viktimë e lojërave të Gruevskit dhe klikës së tij.
Ky në fakt më shumë është një mesazh për partnerin e deritanishëm se sa për qytetarët, për shkak se qytetarët e thanë fjalën e tyren në këto zgjedhje. Dihet qasja e tyre në rrethana të tilla. Do të mundohen që për herë të fundit të animojnë numër sa më të madh të qytetarëve, më pas duke manipuluar dhe luajtur me karta nacionale dhe patriotike edhe pse ato janë patriot të rrejshëm të cilët deri më tani e kanë shitur shtetin për interesat e tyre – deklaroi Jove Kekenovski, ish zyrtar i VMRO-DPMNE-së.
Qëndrimet e tilla të VMRO-DPMNE-së janë intensifikuar që pas dështimit të mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re. Reagimet e tilla u theksuan edhe më tepër kryesisht pas fillimit të negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e mundshëm të shumicës së re parlamentare. Në zgjedhjet e fundit VMRO-DPMNE siguroi 51 deputet.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...