Nga fillimi i sezonit turistik, linjë direkte fluturimi Tiranë-Tel Aviv

9 Shkurt 2017 - 09:10      

Tiranë, 9 shkurt - Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, e shoqëruar nga ambasadori ynë në Tel Aviv, z. Bardhyl Canaj, u prit në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Izrael, në një takim nga Ministri i Turizmit të këtij vendi z. Yariv Levin.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme që prekin bashkëpunimin në fushën e turizmit mes dy vendeve, ku fokusi u vu tek konkretizimi i linjës direkte të fluturimit Tiranë-Tel Aviv. Kjo linjë direkte do të sjellë një ndikim më të madh në rritjen e fluksit të turistëve në të dyja vendet dhe do të promovojë Shqipërinë turistike në një treg, i cili po zhvillohet me shpejtësi kohët e fundit.
Ministrja Ekonomi ftoi Z. Levin që Izraeli të marrë pjesë në panairin “Mediterranean Tourism Fair” që do të zhvillohet në datën 8-9 prill në Tiranë.

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një takim mjaft produktiv me kreun e një prej kompanive që ofrojnë shërbime të fluturimeve civile në Izrael, z. Joseph Adar për të diskutuar mundësitë reale të operimit të linjës së fluturimit Tiranë-Tel Aviv, duke nisur që prej fillimit të këtij sezoni turistik veror.

Në mbyllje të vizitës në mjediset e ambasadës tonë në Izrael, Ministrja Ekononomi zhvilloi dhe një intervistë me gazetarin dhe blogerin e mirënjohur Shlomo Abramovich, ku theksi u vu tek promovimi i Shqipërisë si një ndër destinacionet turististike më pak të njohura për publikun vendas.

Ministrja Ekonomi në ditën e parë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit IMTM 2017 në Tel Aviv, ku Shqipëria përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe disa operatorë turistikë, si një mundësi për të promovuar bukuritë e Shqipërisë dhe destinacionet kryesore turistike të saj në gjithë botën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...