Nis punën Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në Shqipëri

9 Shkurt 2017 - 09:07      

Tiran, 9 shkurt - Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN), që do të mbikëqyrë gjithë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, nis zyrtarisht punën sot, e enjte, raporton atsh. Dje u krijua Bordi i tij menaxhues, me anëtarë përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Puna e ONM-së nis me verifikimin e kandidaturave për organet që do të zbatojnë ligjin e Vettingut.
Kryesuesja e misionit vëzhgues, Genoveva Ruiz Calavera, në deklaratën e parë për mediat të mërkurën, tha se ONM nuk merr vendime ekzekutive, pasi të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces ju takojnë autoriteteve shqiptare.

Duke nënvizuar se misioni do t’i kryejë detyrat me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin, Calavera theksoi rëndësinë e procesit të Vettingut për të ardhmen e integrimit të Shqipërisë ne BE. Vetting-u, tha ajo, është jetik për të hapur derën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...