9 Shkurt 2017 - 08:57
Luke Cofey, Drejtor i Politikave të Jashtme në Heritage Fondation, e nis shkrimin e tij me parantezën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një politikë të qartë në Ballkan dhe se Skretari i ri i Shtetit, Rex Tilleron, si ish-kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës e gazit në botë, është më se i kualifikuar për ta bërë këtë.
Analisti politik kritikon ndërhyrjen e ambasadës shqiptare në punët e brendshme të Shqipërisë.
"Muajt e fundit Ambasada Amerikane në Shqipëri, është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi. Disa prej akuzave e lidhin ambasadën me grupe të majta, të tilla si fondacioni “Shoqëri e Hapur”, rrjet i organizatave joqeveritare të Sorosit, që promovojnë ideologjinë progresiste të miliarderit në mbarë botën", -pohon autori i shkrimit, që vëren se axhenda progresiste e fondacionit shpesh është e shurdhër ndaj ndjeshmërive lokale, si fetare ashtu edhe kulturore, në rajone të tilla si Ballkani.
Sipas analistit, ndërhyrja e Sorosit në Shqipëri nuk është diçka e re dhe për këtë sjell si shembull pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në dasmën e miliarderit.
Ndërsa përmend sfidat ligjore me të cilat përballet Shqiperia, ndër të cilat zbatimi i reformës në drejtësi, Cofey pretendon se përplasja e ambasadorit Lu me kryeprokurorin Llalla, e ka zhytur vendin në një rrëmujë diplomatike.
Autori citon letrën që Llalla i ka shkruar presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të kuvendit Ilir Meta, ku ndër të tjera thotë se Donald Lu e ka kërcënuar. Kjo bashkë me vendimin e ambasadës për t’u refuzuar vizat 70 gjyqatarëve e prokurorëve të lidhur me partinë opozitare, po interpretohen si ndërhyrje e ambasadës për të nxitur zbatimin e procesit të vettingut.
Por, sipas analistit, ndërhyrja në punët e aleatëve të Amerikës nuk është vetëm e keqe për SHBA-të, por bie edhe në kundërshtim me frymën dhe konventën diplomatike të Vjenës në 1961-in, sipas të cilës, diplomatët janë të detyruar të mos përfshihen në çështjet e brendshme të shtetit.
“Puna e diplomatëve, thotë ai, duhet të jetë që të çojnë përpara interesat e SHBA-ve, e jo interesat e ngushta të një partie ose organizate joqeveritare”. Cofey paralajmëron ndryshim të këtyre praktikave me emërimin e Tillerson si Sekretar Shteti, edhe pse sipas tij do të duhet kohë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...