Kosova e shpërndan në 130 shtete raportin e Kandiqit për krimet e Serbisë

9 Shkurt 2017 - 07:30      

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpërndarë një notë verbale te rreth 130 shtete si dhe në organizata ndërkombëtare - OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Aty i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë.

“Raporti i publikuar pikërisht nga një organizatë me seli në Beograd tregon për fshehjen e krimeve që Serbia ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi”, shkruan në notën verbale të MPJ-së, e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.

Nota verbale, përmbajtjen e së cilës e ka siguruar “Koha Ditore” është shpërndarë bashkë me një kopje të raportit të Qendrës së Natasha Kandiqit.

Më 31 janar 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd ka publikuar një raport për mbulimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, e cila kërkon vëmendje të përqendruar të bashkësisë ndërkombëtare mbi mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe aktet gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...