Kelmendi: Brezat e rinj duhet të mësojnë fetë në shkolla e jo në YouTube

8 Shkurt 2017 - 23:38      

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndjekë modelet evropiane për mësimin e feve në shkolla.

Në Interaktiv të KTV-së duke diskutuar për numrin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Kelmendi ka thënë se kjo ka ardhur pasi në shkolla nuk po mësohet feja dhe të rinjtë po e bëjnë këtë përmes internetit.

“Duhet që brezat e rinj të mos mësojnë fenë nga interneti, YouTube, sepse e mësojnë gabim. Si kemi parë në media, qytetarët që kanë shkuar dhe janë kthyer kanë mësuar në internet. Sot feja duhet të mësohet në institucione edukative shkollore. Pse nuk i marrim modelet evropiane”, ka deklaruar ai.

Sipas Kelmendit, “është padrejtësi që qytetarët e Kosovës të mos jenë të barabartë me evropianët për të mësuar edukimin fetar në shkolla”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...