Lajiq: Habitem nëse ekstradohet Haradinaj, Serbia s’duhet të heqë dorë nga fletë arrestet

8 Shkurt 2017 - 22:03      

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiq ka thënë se do të habitej sikur Gjykata franceze të vendoste që Serbisë t’i ekstradohet ish - komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, transmeton koha.net.

"Sinqerisht do të habitesha sikur gjykata t ekstradonte Haradinajn marrë para sysh praktikën e deritashme, përvojën dhe politizimin gjithë këtij rasti. Sikur të vendosej më shumë me argumente juridike e jo me ato politike, me siguri se vendimi do të ishte ndryshe", citon rt vojvodina të ketë thënë Lajiq.

Ai ka thënë se nëse gjyqi vendos ta lëshojë në liri Haradinajn, Serbia nuk duhet të heqë dorë nga fletë arrestet dhe nga ndjekja e politikanëve kosovarë për krime lufte.
Nesër në Gjykatën e Apelit merret vendimi për kërkesën e Serbisë për ekstradim të Ramush Haradinajt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...