8 Shkurt 2017 - 21:28
“Nuk kanë qenë vetëm mediat dhe opozita që i kanë dhënë zjarr buxhetit por edhe PDK. E dinë në moment të fundit LDK fare s’ka qenë e sigurt që buxheti do të shkoj ashtu, për atë ky 28 milionëshi i plotësoj disa dëshira të PDK-së”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Ahmeti duke ju drejtuar Kelmendit, theksoi se njerëzit po ikin nga vendi çdo ditë, njerëz të diplomuar që do t’i duheshin Kosovës.
E Kelmendi i tha Ahmetit se fillimisht duhet të punohet me nxënës. Ai tha se ata duhet të edukohen dhe rrjedhimisht të kuptojnë rëndësinë e ekonomisë.
“Një pjesë e madhe e të rinjve duhet të edukohen dhe të kuptojnë se sistemi ekonomik prodhues dhe privat janë të pavarur. Jemi duke hapur shkolla profesionale në mënyrë që nxënësit t’i mbështesin nevojat e ekonomisë në vend”, ka thënë ai.
Ndërsa, për energjinë elektrike, Kelmendi theksoi se vendi ka mungesë të energjisë elektrike mirëpo për këtë ai tha se po zhvillon takime të vazhdueshme.
Kelmendi përmendi takimin e fundit, ku tha se operatorit i ka përcjellë mesazhin e qartë.
Operatori duhet të marr rolin e përgjegjësit për furnizim të energjisë, thotë Kelmendi.
“Kemi mungesë të energjisë elektrike në Kosovë. Kemi mbajtur takime dhe takimin e fundit kam qenë shumë i qartë. Në ato vende ku operatori ekonomik i ka kryer investimet, duhet të marrë rolin e përgjegjësin të furnizimit të energjisë. Neve nuk na intereson sa e blen ai sepse është operatori i vetëm. Neve na duhet që të ketë një ngritje profesionale që ai të blej energji elektrike të planifikuar”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...