A duhet të ndërtohet autostrada në Gjilan?

8 Shkurt 2017 - 20:49      

Infrastruktura nuk e rrit ekonominë e vendit. Rrjedhimisht nuk krijon vende punës.

Nisur prej kësaj, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve në Rubikon të KTV-së tha se edhe buxheti i sivjetmë është reflektim i atij që ka qenë tash e sa kohë.

“Buxheti është reflektim i një buxheti i cili ka ndodh që shumë vite, i cili garanton blerjen e paqes sociale. Deri më sot qeveria jonë ka qenë shumë aktive në krijimin e vende të punës direkt së sektorin publik”, ka thënë ai.

Panxha theksoi se investimi në infrastrukturë ndonëse me rezultat pozitiv, nuk e bën zhvillimin ekonomik.

“Në vazhdimësi po investojmë në infrastrukturë edhe pse rezultatet janë pozitive, nuk është se e bëjnë zhvillimin ekonomik më të mirë. Edhe pse Kosova ka 4% rritje ekonomike, për tu ulur papunësia i duhet diku rreth 7%”, ka thënë Panxha.

Andaj, sipas tij, infrastruktura nuk duhet të vazhdoj të jetë primare.

“Fillimisht nuk duhet të ndërtohet autostrada për Gjilan, nuk i nevojitet Kosova”, ka thënë ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...