Rusia vazhdimisht në kontakt me Serbinë kundër Kosovës

8 Shkurt 2017 - 20:43      

Moska mendon se udhëheqja serbe është “konstruktivisht e disponuar” dhe po bën shumë që të zvogëlohet tensioni në Kosovë, por nuk sheh që Prishtina të bëjë ngjashëm”, ka vlerësuar sot diplomati rus i ngarkuar për Europën Juglindore në MPJ të Rusisë, Aleksandar Bocan-Harçenko, transmeton Koha.net.

Bocan-Harçenko, siç përcjell “novostionline”i ka thënë RIA Novostit se Moska gjithë kohën është në kontakt me Beogradin.

"Natyrisht se gjatë tërë kohës jemi në kontakt. Bashkëpunimi me Beogradin është shumë intensiv lidhur me tentimet që Kosova të futet në organizata ndërkombëtare. Por, “violina e parë” në këtë situatë i përket Beogradit, e ne ndihmojmë në këtë përpjekje", ka thënë diplomati rus.

Bocan-Harçenko tha se “nuk po sheh që Prishtina të bëjë hapa për të ndihmuar punën e udhëheqjes serbe që po bën shumë që të zvogëlohet tensioni".

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...