AGK kërkon përfshirje në hartimin e Ligjit për RTK-në [video]

8 Shkurt 2017 - 19:20      

Në plotësim-ndryshimin e ligjit për RTK-në, kryetarja e komisionit parlamentar për Administratë Publike dhe Media, Xhevahire Izmaku, ka propozuar që drejtori i përgjithshëm i RTK-së emërohet me shumicën e thjeshtë dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm të Bordit të RTK-së, raporton KTV.

Mandati i tij do të jetë 3 vjet dhe me mundësi të rizgjedhjes nga Bordi i RTK-së. Riformulimi i këtij paragrafi nuk e kufizon rizgjedhjen e përhershme të drejtorit të RTK-së.

Deputetja Xhevahire Izmaku nuk e pranon se është propozuesja e këtij ndryshimi, por në draftligj shihet se ajo është propozuesja.
Përgjigje rreth ndryshimit të ligjit për RTK-në nuk ka dhënë as drejtori aktual i RTK-së.
Jeton Mehmeti nga Institutin GAP e sheh si të rrezikshme për funksionimin e transmetuesit publik moskufizimin e mandatit të drejtorit të RTK-së.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, kërkon më shumë transparencë dhe përfshirjen e AGK-së në hartimin e ligjit për RTK-në.
Moskufizimin e mandatit të drejtorit të RTK-së, Sindikata e Pavarur e RTK-së e cilëson si mundësi të vazhdueshme për ndikime të grupeve të caktuara në këtë medium.


AGK kërkon përfshirje në hartimin e Ligjit për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...