Nesër priten konstruksionet si do të ndërtohet FAK-u [video]

8 Shkurt 2017 - 19:14      

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do të japin konstruksionet e tyre për atë se si do të ndërtohet ushtria e ardhshme e Kosovës, raporton KTV.

Nisma e kreut të Komisionit për FSK-në, Daut Haradinaj, mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë.
Në takimin e sotëm, Haradinaj potencoi se institucionet e kanë për obligim që FSK-në ta bëjnë ushtri.

Ndërsa partitë në pushtet kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet që kjo çështje të shtrohet në debat publik për faktin se duhet shqyrtuar edhe njëherë rrugët kushtetuese.
Por Nisma për Kosovën pak beson se debati i nesërm mund të jetë në favor të FSK-së, derisa fajtor për dështimin e krijimit të ushtrisë e sheh PDK-në.

Komisioni për siguri i ka bërë ftesë shefit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, që në seancën e ardhshme të komisionit të raportojë për praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës, për çfarë raportuan mediat serbe.


Nesër priten konstruksionet si do të ndërtohet... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...