Foto: Ilustrim

A ka Kosova strategji ndaj armatosjes së Serbisë [video]

8 Shkurt 2017 - 19:08      

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka ngritur shqetësimin për armatosjen ushtarake të Serbisë nga Rusia, raporton KTV.

Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Hoxhaj ka thënë se është shqetësuese se në tre muajt e fundit është rritur bilanci ushtarak i Serbisë. Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kërkuan të dinë nëse Kosova ka strategji kundërvënëse ndaj Serbisë.

Por këto shqetësime të ngritura nga anëtarët e komisionit, nuk morën përgjigje konkrete nga ministri Hoxhaj.
Gjatë ditës, në këtë komision ka raportuar edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Tha se Asociacioni i komunave serbe do të krijohet vetëm nëse bëhet shuarja e tërësishme e strukturave ilegale në veri. Ministrja Tahiri ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është duke shkuar drejt fundit. Sipas saj, në fazën përfundimtare do të diskutohet për njohjen reciproke, demarkacionin Kosovë-Serbi, të pagjeturit, për çështjen e pensioneve, dëmshpërblimet e dëmeve të luftës.


A ka Kosova strategji ndaj armatosjes së Serbisë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...